Arsenali mposht Tottenhamin në derbin e Londrës

21:02 | 15 January 2023

Arsenali fiton derbin e Londrës, blindon pozitën e parë.

Arsenali e ka mposhtur Tottenhamin në derbin e Londrës, me rezultat të pastër 2-0, në kuadër të javës së 19-të në Premier League.

Goli i parë në ndeshje u shënua qysh në minutën e 14’, kur Hugo Lloris realizoi autogol. Arsenali vazhdoi ta dominojë ndeshjen dhe ta kërcënojë vazhdimisht portën e Spurs.

Thomas Partey dhe Martin Odegaard provuan me disa goditje, por Lloris këtë herë ishte në vend.

Odegaard provoi edhe me një gjuajtje tjetër në minutën e 36’, duke e gjetur këtë herë golin, duke ia dhuruar epërsinë e dyfishtë Arsenalit.

Në pjesën e dytë, Topçinjtë dhe Spurs patën disa raste, por pa arritur t’i konkretizojnë.

Arsenali pas fitores mbetet në pozitën e parë me 47 pikë, pas 18 ndeshjeve, teksa Totenhami në vendin e pestë me 33 sosh, nga 19 ndeshje.

Komento: