Ka përfunduar ndeshja në mes të Arsenalit dhe Bournemouth me rezultat 5:1.
Skuadra e Unay Emery ka shënuar fitore të rëndësishme në shtëpi duke e mundur me rezultat të thellë Bournemouthin, në ndeshjen e javës së 28-të.
Mesut Ozil në minutën e 4’ dhe Henrik Mkhitaryan e 27’, i dhanë qetësi dhe epërsi prej 2:0 Arsenalit në pjesën e parë.
Arsenal nuk u ndal as një pjesën e dytë, duke shënuar edhe tri gola.
Laurent Koscielny, Pierre Aubameyang dhe Alexandre Lacazette, shënuan në pjesën e dytë për ‘Gunners’.
Me këtë fitore Arsenal numëron 56 pikë dhe renditet në vendin e katërt./Lajmi.net/