Arsenali mposhti Bournemouthin me rezultat të thellë

22:42 | 27 Shkurt 2019

Ka përfunduar ndeshja në mes të Arsenalit dhe Bournemouth me rezultat 5:1.

Skuadra e Unay Emery ka shënuar fitore të rëndësishme në shtëpi duke e mundur me rezultat të thellë Bournemouthin, në ndeshjen e javës së 28-të.

Mesut Ozil në minutën e 4’ dhe Henrik Mkhitaryan e 27’, i dhanë qetësi dhe epërsi prej 2:0 Arsenalit në pjesën e parë.

Arsenal nuk u ndal as një pjesën e dytë, duke shënuar edhe tri gola.

Laurent Koscielny, Pierre Aubameyang dhe Alexandre Lacazette, shënuan në pjesën e dytë për ‘Gunners’.

Me këtë fitore Arsenal numëron 56 pikë dhe renditet në vendin e katërt./Lajmi.net/

Komento: