Arsenali ndanë pikët me Southamptonin

17:12 | 23 October 2022

Sothamptoni ka ndarë pikët me Arsenalin.

Ndeshja përfundoi me rezultat 1-1, në kuadër të xhiros së 12-të në Premier League.

Të parët në epërsi kaluan mysafirët me Granit Xhakën, në minutën e 11’, derisa me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Southamptoni e gjeti golin e barazimit, në minutën e 65’, me Stuart Armstrong.

Dy skuadrat më pas, pavarësisht disa tentimeve të lehta, nuk e gjetën e golin e fitores.

Arsenali edhe pas barazimit mbetet lider me 28 pikë, pas 11 ndeshjeve.

Komento: