Arsenali në janar e transferon yllin e Real Madridit

12:55 | 17 Tetor 2021

Arsenali kërkon sulmuesin e Realit.

Klubi londinez, Arsenal është duke menduar për opsionet në fazën e sulmit për merkaton e janarit.

Arsenali dëshiron që sulmuesi i Real Madridit, Luka Jovic të zëvendësojë Alexandre Lacazette sezonin e ardhshëm – sipas Fichajes.

Lacazette ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij aktuale në Emirates Stadium, dhe nuk ka asnjë shenjë që ai të nënshkruajë një rinovim deri më tani.

‘Topçinjtë’ do t’i drejtohen Jovicit për të mbushur boshllëkun nëse ai largohet, me serbin ka zhgënjyer pas dy sezoneve me Real Madridin.

Komento: