Arsenali planifikon transferimin e lojtarit të njohur.
Allan Saint-Maximin raportohet se ka përfunduar në radarin e Arsenalit.
Klubi londinez po e konsideron reprezentuesin e Francës si një objektiv të mundshëm për afatin kalimtar të verës.
Mikel Arteta thuhet se dëshiron të forcojë fazën e sulmit për sezonin e ardhshëm, që të jetë sërish konkurrent për trofe.
Sipas “Fichajes”, Arsenali do të ishte i gatshëm të shpenzojë 30 milionë funte për Saint-Maximin.
26-vjeçari është pjesë e Newcastle United nga viti 2019, teksa ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026.
Sulmuesi francez, që këtë sezon po përballet me lëndime të shpeshta, është paraqitur 20 herë në Premierligë, ka shënuar një gol dhe ka kontribuar me pesë asistime.