Arsenali po e largon këtë super-lojtar

14:00 | 20 December 2018

Arsenali duket se e ka vendosur në shitje lojtarin, Mesut Ozil.

30 vjeçari u la sërish jashtë skuadrës për ndeshjen e së mërkurës në Kupën e Ligës, ku Arsenal u mund 0-2 nga Tottenham në ‘Emirates Stadium’.

Megjithëse trajneri Emery fillimisht përmendi arsyet taktike si shkas për mos ftesë në këtë ndeshje, ai nuk pranoi të sqarojë nëse Ozil ka ende të ardhme te Arsenali, edhe pse u pyet tri herë.

‘The Independent’ ka mësuar se trajneri spanjoll është i hapur për shitjen e Ozil.

Mesut Ozil është një nga lojtarët më të paguar në Premierligë, duke fituar deri në 300 mijë funte në javë.

E ardhmja e gjermanit mund të jetë në Serie A, ku po kërkohet nga Interi.

Komento: