Arsenali po e ‘rrëmben’ yllin e Atletico Madridit

23:58 | 22 April 2020

Duket se Arsenali ia ka vënë syrin yllit të skuadrës së Atletico Madridit.

Futbollisti i Atletico Madrid, Thomas Partey është duke negociuar me Arsenalin dhe mund të përfundoj në Londër gjatë verës.

Këtë e ka konfirmuar babai i mesfushorit në një deklaratë në Tru Fm.

“Kam folur me djalin tim pasi kam dëgjuar këto zëra dhe më ka thënë se janë të vërtetë, Po flet me Arsenalin, por gjithçka do të varet nga oferta që do t’i bëhet Atleticos”, ka thënë ai.

Vlera aktuale e lojtarit sipas “Transfermarkt” është rreth 40 milionë euro.

Komento: