Arsenali po e shet yllin e madh

23:13 | 24 Maj 2019

Raportet e freskëta nga The Sun sugjerojnë se Arsenali është gati të largojë Henrikh Mkhitaryan këtë verë.

Sipas lajmve të fundit, mesfushori 30-vjeçar është i lirë të largohet nga Gunners pasi nuk arriti të bëjë një ndikim që nga ardhja e tij nga Manchester United në janar 2018, si pjesë e marrëveshjes që pa Alexis Sanchez të shkojë në Old Trafford, përcjell ORAinfo.

Mkhitaryan ka shënuar gjashtë gola dhe shtatë asistime në 39 ndeshje nën urdhrat e Unai Emery këtë sezon./ORAinfo/

Komento: