Arsenali po përgatitet për një super-transferim

23:49 | 22 Korrik 2019

Duket se Arsenali po përgatitet për një transferim të ri.

Arsenal ka bërë disa hapa para për të blerë Moise Kean nga Juventusi, duke ofruar 35 milionë euro, por Juventusi dëshiron që të këtë në klauzolë me mundësi riblerje

Sipas Tuttosport, Gunners kanë rritur interesimin e tyre për sulmuesin 19 vjeçar ditëve të fundit.

Evertoni, Borussia Dortmund dhe Sevilla po ashtu janë të interesuar, por Arsenali shihet favorit për të siguruar shërbimet e tij.

Ata madje janë të gatshëm që të rrisin ofertën e tyre nga 30 në 35 milionë euro.

Megjithatë, Juve do ta lërë italianin të largohet vetëm nëse në klauzolën e kontratës së tij ai mund të rikthehet për 40 milionë euro në Torino në të ardhmen.

Kjo nuk i përshtatet shumë Arsenalin pasi që ata nuk dëshirojnë një klauzolë të tillë.

Komento: