Arsenali sot pritet t’i gëzojë fansat me blerjen e yllit të Premierligës

11:44 | 19 Janar 2023

Arsenali ka hapur bisedimet me Brighton për nënshkrimin e mundshëm të Leandro Trossard.

Negociatat janë në një fazë të avancuar me Topçinjtë duke u përgatitur për të përfunduar blerjen gjatë ditës së sotme.

Trossard kohët e fundit ka qenë i izoluar nga skuadra e Brighton pasi u ndesh me trajnerin e ri Roberto De Zerbi dhe ishte lidhur me një largim nga skuadra.

Trossard është lënë jashtë skuadrës së Brighton ndërsa klubi udhëton në Middlesbrough për ndeshjen e FA Cup.

Tottenhami ka qenë skuadra më e interesuar për yllin belg, por që Arsenali është aktualisht skuadra favorite për të nënshkruar me të.

Komento: