Arsenali ka arritur të fitojë ndeshjen e radhës ndaj Brentfordit.
‘Topçinjtë’ fituan 3:0 në udhëtim te Brentfordi.
Kështu, duke iu rikthyer fitores, pas humbjes 3:1 nga Man United në xhiron e kaluar.
Serinë e golave për ekipin e Mikel Artetas e hapi William Saliba, i cili shënoi në minutën e 17`.
Për rezultatin e pjesës së parë 2:0 u përkujdes Gabriel Jesus, pas një asistimi të mirë nga Granit Xhaka.
Edhe në 45 minutat e dyta Arsenal ishin ekip më i mirë.
‘Topçinjtë’ arritën të shënojnë edhe një herë, me anë të supergolit nga Fabio Vieira në minutën e 49`.
Me këtë fitore Arsenal merr kreun e tabelës, me 18 pikë, kurse Brentford ka nëntë, në pozitën e nëntë.