Arsenali gabon prapë, barazon me Brentfordin.
Arsenali ka bërë një tjetër gabim të madh në garë për titull.
“Topçinjtë” barazuan 1:1 në shtëpi ndaj Brentfordit në Premierligë, shkruan Gazeta Express.
Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 66-të nëpërmjet Trossard, i cilo u asistua nga Saka.
Njëherit, ky ishte goli i tij i parë me fanellën e Arsenalit.
Por, vetëm tetë minuta më pas, Brentford barazoi nëpërmjet Toney.
Kësisoj, Arsenali shkon në kuotën e 51 pikëve në vendin e parë, gjashtë më shumë se Manchester City.
Në anën tjetër, Brentford bie në vendin e tetë me 34 pikë të grumbulluara.