Arsenali vëzhgon sulmuesi që shënoi 40 gola

19:01 | 22 Prill 2022

Arsenali, është duke monitoruar sulmuesin e Fulhamit, Aleksandar Mitrovic zbulon Fichajes.

27-vjeçari ka dalë në radarin e Topçinjve pasi shënoi 40 gola në 40 paraqitje në kampionat për Cottagers në sezonin 2021-2022, përcjell ORAinfo.

Newcastle gjithashtu mendohet të jetë i interesuar për ri-nënshkrimin e Mitrovicit, i cili është nën kontratë me Craven Cottage deri në vitin 2026./ORAinfo/

Komento: