Arsenali vjen me transferim të çmendur nga Reali – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Arsenali vjen me transferim të çmendur nga Reali

15:12 | 02 Janar 2019

Portieri i Real Madridit, Keylor Navas, mund të jetë në prag të një lëvizjeje në Arsenal, raporton Diario Sport përcjell ORAinfo.

Portieri nga Kosta Rika nuk ka pasur një vend të parë te Los Blancos që nga ardhja e Thibaut Courtois në Santiago Bernabeu këtë sezon dhe tani është duke kërkuar të sigurojë kohë të rregullt të lojës diku tjetër.

Topçinjtë kanë ofruar £ 14m ($ 18m) për Navas, me shpresën se ai mund të shërbejë si një zëvendësim afatgjatë për portierin veteran Petr Cech./ORAinfo/

Komento: