Arsenali zgjodhi Granit Xhakën para këtij lojtari

18:22 | 19 April 2020

Arsenali nënshkroi me Granit Xhakën në vend të N’Golo Kante.

Arsenali zgjodhi të nënshkruajë me Granit Xhakën pasi hodhi poshtë një veprim për N’Golo Kante për shkak të tarifave të larta të agjentëve të përfshirë, sipas The Athletic.

Klubi verior i Londrës ishte i interesuar të nënshkruante me francezin në verën e vitit 2016 kur ai ishte akoma lojtar i Leicester City.

Mesfushori sapo kishte ndihmuar skuadrën në sigurimin e një titulli historik të Premierligës për Foxes, por ishte Chelsea që fitoi garën duke nënshkruar për 32 milionë funte, transmeton lajmi.net.

Disa javë përpara lëvizjes së Kante, Arsenali i Arsene Ëenger kishte konfirmuar firmosjen me mesfushorin e Borussia Moenchengladbach, Xhaka për 35 milionë funte.

Sidoqoftë, lëvizja e zviceranit në ‘Emirates’ erdhi vetëm pasi Gunners u tërhoqën nga një marrëveshje për Kante, për shkak të marrjes në konsideratë të asaj që ata pretenduan për pagesa të tepërt për shërbimet e ndërmjetësve të lidhur.

Këtë e ka zbuluar ish-negociatori i transferimeve të Gunners, Dick Law.

Komento: