Arsyeja e ‘çmendur’: Tonali nga sot nuk është më i Milanit

17:42 | 17 Qershor 2021

Tonali nga sot nuk është më i Milanit, skadoi afati! GDS: Premtimi kuqezi dhe interesi i Brescias.

Ashtu si ishte rënë dakord përpara 1 viti, dje skadoi afati për të ushtruar të drejtën e blerjes së Sandro Tonali, por Milani nuk e ushtroi opsionin.

Klubi kuqezi është ende në bisedime me Brescia për të blerë lojtarin në kushte më të mira ekonomike sesa ato që ishin rënë dakord fillimisht.

Në fakt, nga sot, Tonali nuk është më lojtar i Milanit sipas kontratave ndaj edhe do të duhet që dy klubet të vazhdojnë negociatat e reja.

Siç dihet, klubi kuqezi kishte paguar 10 milion euro për huazimin e rëndë dhe 15 milion të tjerë priteshin për blerjen e tij plus 10 milion euro shpërblime të tjera.

Paolo Maldini dhe Frederic Massara i kërkuan Massimo Cellino një zbritje dhe e morën.

Çmimi i blerjes do të shkonte deri në 10 milion dhe shpërblimet në 5, plus përfshirjen e lojtarit të ri të Milanit Giacomo Olzer.

Dukej e bërë, drejtuesit kuqezi kërkuan një zbritje shtesë dhe këtu negociatat kanë ngecur.

Sot La Gazzetta dello Sport shpjegon se Milan ka një armë në avantazh, duke pasur parasysh që pa blerjen e Tonalit, Brescia duhet të kthejë 5 nga 10 milionë eurot e paguara për huazimin e rëndë.

Në dukje është e lehtë sepse mendohet se Tonali mund të shitet diku tjetër, por Milani do paratë mbrapsht dhe Brescia sot nuk i ka 5 mln euro për t’i dhënë kuqezinjve.

Negociatat midis palëve do të vazhdojnë në ditët e ardhshme dhe gjithçka po ndodh në një klimë bashkëpunimi maksimal për të gjetur zgjidhjen më të mirë.

Cellino, sidoqoftë i irrituar nga sjellja e Milanit, është i gatshëm të negociojë një marrëveshje të re.

Ai do të donte përfshirjen e Lorenzo Colombo në operacion. Sulmuesi, i cili luajti në huazim te Cremonese në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar, është shumë i mirëpritur për presidentin e Brescia.

Nëse kjo kërkesë do të pranohej, do të ishte më lehtë të arriheshin nënshkrimet.

Klubi kuqezi i ka premtuar Tonalit që ta mbajë, ai dëshiron të qëndrojë në Milanello.

Ndjesia është se në fund do të gjendet një marrëveshje, por kohët mund të mos jenë të shkurtra.

Besim në faktin se situata do të zhbllokohet, por tani po presim të kuptojmë se çfarë kthesë do të marrin negociatat.

Brescia tashmë kishte bërë një “përpjekje” duke rënë dakord të rishikonte shifrat e marrëveshjes dhe duke thënë “po” për përfshirjen e Olzer.

Kthesa e Milanit padyshim e bezdisi atë. Sidoqoftë, ekziston ende mundësia e arritjes së një tymi të bardhë para fundit të qershorit.

Do të ishte e bujshme nëse Tonali do të kthehej te Brescia.

Komento: