Arsyet e përjashtimit të Kosovës nga ENQA sipas Haradinajt

23:34 | 03 October 2019

Ramush Haradinaj flet për largimin e Agjencisë së Akreditimit nga ENQA.

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit AAK-PSD, është i ftuar në emisionin Pressing Zgjedhor në T7.

Haradinaj ndër të tjera në këtë emision ka folur edhe për përjashtimin e Kosovës nga ENQA, që erdhi pas përjashtimit nga EQAR. Haradinaj i lë fajin për këtë ndikimit të politikës në Agjenicë e Akreditimit.

“Agjencia e Akreditimit nuk është dashur të jetë e politizuar”, ka thënë Haradinaj.

“E patë se një anëtarë i tyre kandidoi për deputetë nga radhët e LDK’së. Xhavit Rexhaj apo si e pat emrin. Andaj mendoj se kjo ka ndikuar tek përjashtimet nga agjencitë botërore”

Komento: