Arsyetimi i Themelores për dënimin me 200 euro gjobë të Rozeta Hajdarit (DOKUMENTE)

18:28 | 24 Tetor 2023
arsyetimi-i-themelores-per-denimin-me-200-euro-gjobe-te-rozeta-hajdarit-(dokumente)

Ministrja Rozeta Hajdari u dënua nga Gjykata Themelore në Prishtinë me 200 euro gjobë për akuzën lidhur me aksidentin ku goditi një fëmijë në lagjën Arbëria në Prishtinë.

Në arsyetimin e aktgjykimit, i siguruar nga Front Online, thuhet se gjykata ka konstatuar se në veprimet e të pandehurës ekzistojnë elementet të kundërvajtjes, duke u bazuar në vlerësimin e deklaratës së të pandehurës, në raportin e aksidentit të trafikut, skicën, fotografitë në vendin e ngjarjes, në video-incizimet e CD-së të aksidentit, në dy ekspertiza dhe një super-ekspertizë të komunikacionit, në deklaratat e dëshmitarit, nënës së të dëmtuarës, përfaqësuesit të të dëmtuarës, ekspertimit mjeko-ligjor.

Gjykata ka pasur parasysh të gjitha rrethanat në bazë të nenit 31 par.1 të Ligjit për Kundërvajtje si dhe rrethana rënduese duke vlerësuar peshën dhe rrethanat në të cilat është kryer kundërvajtja.

Si rrethanë lehtësuese thuhet se gjykata ka marrë sjelljen korrekte të pandehurës e cila ka shprehur keqardhje për aksidentin e po ashtu edhe ndaj të dëmtuarës dhe familjes së saj.

Vendimi i plotë:

 

 

 

 

Komento: