Arta Elezaj konfirmon se është në një lidhje dashurie? Pamje nga ambienti luksoz në ditëlindjen e saj

12:52 | 15 Qershor 2022

Pamje nga ambienti luksoz në ditëlindjen e Arta Elezajt, konfirmon se është në një lidhje dashurie?

Modelja e njohur shqiptare, Arta Elezaj, ka festuar ditën e djeshme (e martë) ditëlindjen.

Asaj iu organizua një festë e mrekullueshme nën shoqërinë e miqve dhe njëkohësisht u befaua me një buqetë të madhe trëndafilash.

Kjo lë të dyshohej se nga kush është surprizuar, ndërkohë që në një postim në InstaStory publikoi një fotografi me një mashkull – duke mos ia zbuluar fytyrën e as identitetin.

Bukuroshja nga Klina me këtë ka bërë të spekulohet se po shijon një romancë të re dashurie.

Sidoqoftë, ajo u shfaq edhe në disa momente të tjera duke marrë vëmendjen me veshjen dhe vallëzimet që ka bërë.

E njëjta përzgjodhi një ambient të jashtëm të dekoruar në detaje për përvjetorin e saj të lindjes.

Ajo duhet theksuar se u bë e njohur që nga paraqitja në serialin vendor “O sa mirë”.

Komento: