Arta shfaqet me veshje kombëtare, kjo është arsyeja

08:42 | 16 Dhjetor 2018

Është ndër këngëtaret me të njohura në të gjitha vendet ku flitet shqip.

Arta Bajrami tani i është rikthyer fuqishëm këngës.

Ajo ka lansuar CD me këngën popullore dhe folklorike, të titulluar “Dasma Shqiptare”. Njoftimin për këtë CD këngëtarja e ka bërë përmes rrjetit social, Instagram, shkruan rtv21.

Me plis në kokë e veshje kombëtare Arta ka vendosur të promovojë CD e saj. “Doli në shitje Cd ‘Dasma Shqiptare’ me këngpopullore/folklorike”, ka shkruar ajo mbi imazhin e postuar.

Këngëtarja disa nga këto këngë i ka lansuar edhe në kanalin Youtube, Arta këndon e veshur me veshje kombëtare këngët si : “N’drras te vekut”, “Thrret Prizreni”, “Hajredin Pasha” dhe “Rrehi Teli”. Artistja këto këngë i ka publikuar në kuadër të xhirimeve për festat e fundvitit, duke dëshmuar që është e zonja edhe në zhanrin folklorik.

https://www.youtube.com/watch?v=v_dsmVIG4lI

Komento: