
Kandidati për kryetar të Komunës së Prizrenit nga Levizja Vetëvendosje,Artan Abrashi,ka publikuar listen e kandidatëve për asambleist në kuvendin komunal të Prizerenit.
Abrashi në rrjetin e tij social në Facebook ,tha se 45 burra e gra të asaj liste janë të gatshëm të punojnë për një Prizren që funksionon 365 ditë në vit.
“45 gra e burra të ndershëm, të përkushtuar, me zemër e mendje për komunën tonë. Zëri i çdo lagjeje dhe çdo fshati”,tha Arbrashi në Facebook.
Tutje,ai theksoi faktin se bartëse e listës së LVV-së në Prizren është një grua.
“Të vetmit ku bartësja e listës është një grua, si dëshmi e qartë për vlerat tona: përfaqësim, barazi dhe besim në aftësinë e grave për të udhëhequr.”,shkroi ai.