Artan Nimani: Cërmjani i Dushkajës, baza e fortë e mbështetjes për AAK-në dhe koalicionin për Kosovën Fituese 137

21:38 | 16 January 2025
artan-nimani:-cermjani-i-dushkajes,-baza-e-forte-e-mbeshtetjes-per-aak-ne-dhe-koalicionin-per-kosoven-fituese-137
Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-NISMA-E30+, Artan Nimani, ka shkruar se fshati Cërmjan i Gjakovës është rreshtuar krah koalicionit AAK-NISMA.

Sipas tij, Cërmnjani ka qenë dhe mbetët shtylla kryesoje e mbështetjes për AAK-në dhe tash për koalicionin për Kosovën Fituese.
Postimi i tij:
Cërmjani i Dushkajës, baza e fortë e mbështetjes për AAK-në dhe koalicionin për Kosovën Fituese 137

Cërmjani i Dushkajës ka qenë dhe mbetet shtylla kryesore e mbështetjes për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe koalicionin për Kosovën Fituese me numrin 137. Pritja madhështore e organizuar në këtë vend dëshmon qartë besimin dhe përkushtimin e qytetarëve ndaj atyre që ditën të mbrojnë vendin gjatë luftës dhe që sot janë të përkushtuar ta ndërtojnë atë.

Një nga zotimet e mia për bashkëvendasit e Cërmjanit ishte ndërtimi i Sallës së Sporteve dhe Stadiumit të KF Dushkaja, projekte të cilat janë tashmë dëshmi e përkushtimit tim për përmirësimin e infrastrukturës dhe jetës së qytetarëve të Dushkajës.

Me numrin tim 25 në listë, kërkoj mbështetjen tuaj për të vazhduar përkushtimin ndaj komunitetit tonë dhe për të çuar përpara projekte që pasurojnë jetën e qytetarëve tanë.
Ky tubim është një dëshmi e qartë se Cërmjani dhe mbarë Dushkaja janë me Kosovën Fituese – për një të ardhme më të mirë, të sigurt dhe të qëndrueshme për të gjithë qytetarët tanë.
Falenderoj strukturat e AAK-së dhe kryetarin Shaban Luma për organizimin madheshtorë!

Bashkë për Kosovën Fituese 137!

Komento: