Artane Rizvanolli ngatërrohet pak në një postim në Facebook, ndërlidh Nënën Terezë me sistemet diellore

12:25 | 05 Shtator 2023
artane-rizvanolli-ngaterrohet-pak-ne-nje-postim-ne-facebook,-nderlidh-nenen-tereze-me-sistemet-diellore

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, është ngatërruar në një postim që ka bërë sot në Facebook.

Mbishkrimi dhe vegëza që ajo ka shpërndarë, nuk kanë lidhje fare me njëra-tjetrën.

Rizvanolli e ka shpërndarë një lajm për 26-vjetorin e vdekjes së Nënë Terëzës, por në mbishkrim të këtij postimi, ajo ka folur për heqjen “e një pengese të madhe” për vendosjen e sistemeve diellore nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësnir dhe Infrastrukturës.

“Një pengesë e madhe për vendosjen e sistemeve diellore e raportuar nga qytetarët është hequr nga MMPHI.👏👏 Liburn Aliu”, ka shkruar Rizvanolli.

Këtë postim, Rizvanolli e ka fshirë pas disa minutash. Më pas ka bërë një postim tjetër, ku ka zëvendësuar linkun e lajmit me postimin e Ministrit Liburn Aliu./Express

 

Komento: