Nënshkrimi i ri i Liverpool-it, Arthur, ka zbuluar se mezi pret të ndjejë se si është të luash në Anfield si pjesë e skuadrës vendase.
Mesfushori brazilian vulosi një kalim në Ditën e Afatit nga Juventusi në një marrëveshje fillestare huazimi që përfshin opsionin që Liverpool ta bëjë atë të përhershëm për 37.5 milionë euro verën e ardhshme, përcjell ORAinfo.
Ai është përballur me Liverpoolin një herë në karrierën e tij, në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve 2018/19, në të cilën skuadra e tij Barcelona ra 4-0 në Anfield, dhe Arthur pranoi se ishte i mahnitur nga turma vendase atë mbrëmje./ORAinfo/