Mesfushori Arthur i ka thënë Barcelonës se më nuk dëshiron të luaj për klubin, duke refuzuar rikthimin nga Brazili.
Braziliani do t’i bashkohet Juventusit këtë verë, në një marrëveshje që sheh Miralem Pjanicin të shkojë në anën e kundërt, por kontrata e tij me Barcelonën zgjat deri në përfundimin e këtij sezoni në Ligën e Kampionëve.
Trajneri Quique Setien u ka dhënë lojtarëve të tij një pushim të shkurtër pas përfundimit të La Ligas, dhe 23 vjeçari ka shfrytëzuar mundësinë që të rikthehet në vendin e tij.
Ai është pritur që t’i nënshtrohet testimit për COVID-19 këtë javë dhe të fillojë përgatitjet për ndeshjen e dytë të Ligës së Kampionëve kundër Napolit, po Arthur ka njoftuar klubin se nuk do të rikthehet.
Barcelona ka paralajmëruar atë se ai do të shkelë kontratën e tij dhe do të përballet me gjobë për këtë sjellje, por ai qëndron i vendosur dhe nuk pranon të përfaqësojë përsëri anën e Quique Setien.