Artisti kosovar merr pjesë në Berlinale me filmin e tij, Kurti shkon atje, ambasadori Ajeti publikon një fotografi

12:08 | 23 Shkurt 2025
artisti-kosovar-merr-pjese-ne-berlinale-me-filmin-e-tij,-kurti-shkon-atje,-ambasadori-ajeti-publikon-nje-fotografi

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti ka publikuar një fotografi nga Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Berlin me kryeministrin Albin Kurti.

Në fotografi shihen edhe drejtorja e Qendrës Kinematografike të Kosovës, Blerta Zeqiri dhe artisti Alban Muja i cili merr pjesë në Berlinale

“Mbrëmë në Award Ceremony në Berlinale 🎥 me Kryeministrin Albin Kurti, Drejtoren e Qendrës Kinematografike të Kosovës Blerta Zeqiri dhe Alban Muja artistin tonë të njohur, filmi i të cilit „Mua besojë më shpëtoi portreti“ është pjesë e këtij festivali”, shkroi ambasadori Ajeti në një postim në Facebook.

 

 

Komento: