As Conte dhe as Lopetegui: Milan e ka zgjedhur trajnerin e ri

15:35 | 04 May 2024

Sipas raportimeve të fundit, Milani ka mbetur i habitur nga reagimi i fortë i tifozëve për thashethemet lidhur me Julen Lopeteguin dhe tashmë janë duke ri-vlerësuar zgjedhjen e tyre për trajnerin e ri.

La Gazzetta dello Sport raportoi se Rosonerët ishin shumë afër vendimit për të shkarkuar Stefano Piolin në fund të sezonit dhe ta zëvendësojnë atë me Lopeteguin.

Sidoqoftë, përgjigja nga tifozët ishte aq virulente në refuzimin e saj sa që rezultoi me një trend në rrjetet sociale #Nopetegui, ku madje u hartua edhe një peticion për të bllokuar këtë lëvizje nga klubi.

Drejtuesit e morën mesazhin nga tifozët dhe kanë kthyer vëmendjen kah një tjetër trajner.

Sky Sport Italia, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se trajneri i Portos, Sergio Conceincao, është favorit për ta marrë drejtimin e Milanit.

Ai pritet të largohet nga Porto në fund të sezonit, edhe pse ka kontratë deri në qershor të vitit 2028, për shkak të kaosit në klub.

Conceicao ka avantazhin se është shumë i njohur me futbollin italian dhe flet gjithashtu gjuhën, pasi ka luajtur në Serie A për Lazio , Parma dhe Interin.

Si trajner, ai ka fituar tre tituj të kampionit, tre Kupa të Portugalisë dhe tre Superkupa.

Komento: