As këtë vit s”ka marrëveshje Kosovë-Serbi

23:17 | 23 Mars 2019

As këtë vit thuhet se nuk do të ketë një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

Dialogu Kosovë-Serbi ka stagnuar që nga vendosja e taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe.

Bisedimet Kosovë – Serbi edhe më tej janë në fazën pezull. Nuk dihet se kur do të rifillojnë këto bisedime.

Të dy palët nuk lëvizin nga qëndrimet e tyre tashmë të njohura. Ndër deputetë, edhe të pushtetit, edhe të opozitës, ka pikëpamje se është pak e besueshme se gjatë këtij viti mund të arrihet marrëveshje përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë.

Komento: