as lajmit se u inicua shkarkimi i tij, Thaçi thotë se dje u takua me Haxhiun: Ajo shprehi respekt për punën time në SHKK

14:01 | 23 Prill 2021

Pas lajmit se u inicua shkarkimi i tij, Thaçi thotë se dje u takua me Haxhiun: Ajo shprehi respekt për punën time në SHKK.

Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi ka thënë se lidhur me nënshkrimin e kontratës për një pronë të MD-së në Vushtrri e cila ishte nënshkruar nga Thaçi dhe ish-ministri i Drejtësisë Selim Selimi, ishte e njoftuar edhe ministrja Albulena Haxhiu.

“Ministrja e drejtësisë ka zgjedhur njeriun e gabuar për luftë politike. Unë jam profesionist dhe nuk merrem me politikë. Rasti për të cilin paska folur ministrja Haxhiu dhe zëvendësi i saj, është krejtësisht i pastër dhe i ligjshëm. Këtë e dëshmon dosja me dokumente zyrtare e ankandit publik. Për këtë proces , Ministrja ka qen e njoftuar ne mandatin e kaluar dhe e cila ka pajtuar në parim për dhënien me qera të kësaj prone”, tha Thaçi për Syri Kosova.

Sipas drejtorit të SShK-së, kontrata e nënshkruar të pronës së Ministrisë së Drejtësisë, ka rezultuar me përfitime për këtë institucion në vlerë prej 500 mijë eurove.

Thaçi madje ka zbuluar se gjatë ditës së djeshme ka pasur takim edhe ministren Haxhiu, e cila sipas tij, i ka shprehur respket lidhur me të arriturat e punës së Shërbimit Korrektues të Kosovës.

“Ky proces i nisur për te mirën e shërbimit korrektues ka rezultuar me përfitime për shërbimin në vlerë prej 500 mijë euro. Dje e kam takuar ministren Haxhiu e cila ka shprehur respekt për punën time dhe te arriturat e Shërbimit Korrektues, por ka thënë se është e detyruar që të dërgoj ne komision disiplinor”, tha më tej.

Ai ka kërkuar që këtë lëndë tra dërgojë në Prokurori të Shteteti, në të kundërtën do ta dërgojë ai.

“Kërkoj nga ajo qe këtë lëndë ta dërgoje në prokurori, ndryshe do ta bëjë unë”, theksoi Thaçi.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu gjatë ditës së sotme ka paralajmëruar se do të nisin procedurat për ndërmarrjen e masave disiplinore ndaj Drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi.

Ajo, në një konferencë për media, ka thënë se pas informatave që kanë pranuar kanë kërkuar raport të Auditorit të Brendshëm i cili ka gjetur kontrata, transfere dhe rekrutime të paligjshme. /SyriKosova

Komento: