As Mbappen e as Haaland, por ky është synimi i Real Madridit

15:19 | 02 Janar 2021

Harrojeni Mbappen e Haaland, Real Madrid ka një synim tjetër.

Real Madrid ka një kohë që po kërkon një sulmues të ri për të përforcuar edhe më shumë klubin e tyre.

Transferimi i Eden Hazard nuk doli të jetë aq i suksesshëm duke pasur parasysh lëndimet që belgu i pati.

SkySports raportojnë se Galaktikët tani kanë vendosur një qëllim të ri përpara vetës, ku ata dëshirojnë që të transferojnë sulmuesin, Mohamed Salah.

Ky i fundit ka qenë i lidhur këto ditë për një largim të mundshëm nga Liverpool, pasi që raportohej se nuk është i lumtur atje sa duhet.

Klubi mbretëror nuk ka vendosur që të blejë apo shes ndonjë lojtar të tyre në këtë afat kalimtar dhe do të shpenzojnë gjithë parat e tyre për ta sjellur egjiptianin në Santiago Bernabeu.

Komento: