Nuk është as Milani, e as Leipzigu, por ky klub po i prinë garës për transferimin e Rashicës.
Mediat në Angli po raportojnë se Aston Villa është shumë pranë transferimit të Milot Rashicës
Ylli kosovar është gati për ta bërë hapin e radhës në karrierë, derisa largimi nga Ëerder Bremen është vetëm çështje ditësh.
Për Rashicën ka shumë klube të interesuare, derisa përmendej një transferim i mundshëm te Leipzig ose Milan.
Por, në Angli mediat po raportojnë se Aston Villa është shumë afër transferimit të 24-vjeçarit nga Vushtrria.
Ky transferim anglezëve do t’iu kushtonte rreth 22 milionë funte, shifër kjo që do të ishte e kënaqshme edhe për Werderin.