“As në qiell as në tokë, s’do të jesh e tjetërkujt”, fjalët e fundit të burrit para se ta vriste 19 vjeçaren

11:54 | 04 October 2021

Të tjera detaje dalin në dritë nga krimi që tronditi Malin e Zi, katër ditë më parë, ku 28-vjeçari I.D ekzekutoi bashkëshorten e tij, 19-vjeçaren shqiptare, Sh.B, si dhe i plagosi rëndë të atin.

D. duket se ishte ndarë nga 19-vjeçarja, kur kjo e fundit me 26 gusht bëri kallëzim në polici se ai po e kërcënonte, por asokohe ai vetëm u gjobit.

Krimi tronditës ndodhi në Karaburçko Polje të mërkurën e javës së kaluar.

Autori shkoi në banesën e familjes së Sh.B, duke qëlluar këdo që i doli përpara. Plumbat i morën jetën të resë, ndërsa mbeti i plagosur rëndë babai i vajzës.

Sipas hetimeve, D. e kërcënoi të renë në shtëpinë e prindërve të saj, duke i thënë se “as në qiell as në tokë nuk do të jesh e tjetërkujt”.

Ndërkohë, ai është vetëdorëzuar në policinë e Malit të Zi, gjatë natës së kaluar dhe pritet të përballet me drejtësinë.

Komento: