“As në tokë as në qiell, vend për shqiptarët nuk ka” – shfaqen shkrime anti-shqiptare në Shkup

13:10 | 21 Maj 2026
“as-ne-toke-as-ne-qiell,-vend-per-shqiptaret-nuk-ka”-–-shfaqen-shkrime-anti-shqiptare-ne-shkup

Shkrime anti-shqiptare dhe gjuhë e urrejtjes janë shfaqur sërish në Maqedoninë e Veriut.

Në një fotografi që qarkullon në rrjetet sociale, shihet se në qendrën sportive “Forca” në Shkup është shkruar thirrja anti-shqiptare “As në tokë, as në qiell, vend për shqiptarë nuk ka”.

Fotografia me këtë mbishkrim është shpërndarë edhe nga disa eksponentë politikë, ndërsa kërkohet llogari nga institucionet kompetente.

Komento: