“As unë, as fëmijët, nuk e kemi pa vrasjen”/ Naim Murseli tregon përse qëndroi në hotel pas deklaratës që dha në polici

11:24 | 26 Mars 2026
Anulohen dy seancat e kësaj jave ndaj Naim Murselit për vrasjen e Liridona Ademajt

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po mbahet shqyrtim gjyqësor ndaj Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt.

Gjatë seancës së sotme, Naim Murseli po përballet me imazhet e shkrepura nga Forenzika, në cilësi të provave, raporton IndeksOnline.

Përpara gjykatës, ai arsyetoi qëndrimin e tij në “Swiss Diamond Hotel” në natën kritike dhe pas dhënies së dëshmisë në polici.

“Fillimisht ishim në stacion policor dhe në stacion ka qenë edhe gruaja e Leonardit, çika e hallës tem, e cila më tha që do të merret me fëmijë, deri kur u krye krejt intervistimi im. Kur dola prej stacionit, ata më thanë që po i marrim fëmijët, ndërsa mu më tha policia që mos me u largu, nëse iu nevojitem prapë”, deklaroi Murseli.

Komento: