As Zidane, as Guardiola, ky do të jetë trajneri i ri i JUVENTUSIT

12:57 | 06 Mars 2019

Juventus është në kërkim të një trajneri të ri për ta zëvendësuar Massimiliano Allegri.

Është raportuar se Juventus ka kontaktuar me ish-trajnerin e Real Madirdit, Zinedine Zidane dhe trajnerin e Manchester Cityt, Pepe Guardiola.

Por Tuttosport sot shkruan se kandidati kryesor në këtë moment për ta marrë drejtimin e Juventusit është Antonio Conte, i cili mund të kthehet në klub me Andrea Pirlo si asistent i tij, përcjell ORAinfo.

Conte fillimisht mori përsipër Juventusin në 2011, kur ai udhëhoqi bianconerët në 3 tituj të drejtë të ligës, përpara se të largohet nga klubi për të marrë përsipër ekipin kombëtar të Italisë në 2014.

Pirlo ndërkohë luajti për Juventusin për 4 sezone, në mes 2011 dhe 2015, para se të nisej për bashkohet me MLS. /ORAinfo/

Komento: