Asambleisti i PDK-së në Suharekë është punësuar si zyrtar certifikues në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Është asamblist i PDK-së dhe përfaqëson qytetarët e komunës së Suharekës në Kuvendin Komunal, por tani Rilind Krasniqi është punësuar edhe në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Krasniqi poashtu është edhe kryetar i Rinisë Demokratike të Kosovës në këtë komunë, shkruan Gazeta Shneta.
Endokrinologjia u rinovua pas ardhjes së drejtoreshës së re Dr. Venera Berisha-Muharremi.
Shefi i Intensivës Dr. Shaqir Uka tregon gjendjen e të plagosurve në Lagjen e Spitalit.
Ai është punësuar në QKUK në pozitën “Zyrtar certifikues” gjatë muajit maj të këtij viti. Në komisionin pranues kanë qenë edhe dy kolegë të tij nga PDK-ja. Bëhet fjalë për Visar Islamaj, drejtor në administratën e QKUK-së. Islamaj është zyrtar i PDK-së në Priren, ndërsa ka qenë edhe drejtor në komunë gjatë udhëheqjes së kësaj partie.
Poashtu në komisionin pranues ka qenë edhe përkrahësi tjetër i PDK-së Dardan Parduzi, i cili poashtu mban pozitë udhëheqëse në administratën e QKUK-së.
Krasniqi në profilin e tij në Facebook mban një fotografi duke u përshëndetur ngrohtë me kryetarin e PDK-së Kadri Veseli.
Ky i fundit që disa muaj ka nisur një fushatë ku pretendon se ministrat e PDK-së në qeverinë në largim kanë luftuar korrupsionin dhe nepotizmin. Veseli disa herë ka vizituar QKUK-në nga ku e ka lavdëruar Ismailin për punën e tij. E në kuadër të punës së Ismailit janë punësuar edhe zyrtar të PDK-së sikurse rasti i Krasniqit.
Gazeta ka kërkuar sqarime nga Krasniqi për punësimin e tij në QKUK, si dhe nëse do të vazhdojë të mbaj pozitën e asamblistit në kuvendin komunal, por i njëjti nuk ka kthyer përgjigje në adresën elektronike.
Rilind Krasniqi është pranuar në pozitën Zyrtar certifikues në QKUK, në mesin e dhjetëra të punësuarve tjerë në administratë. Menaxhmenti i QKUK-së gjatë mandatit qeverisës nga PDK-ja me ministrinë e Shëndetësisë në krye me Uran Ismailin është akuzuar për punësime partiake dhe familjare. Madje QKUK është krahasuar edhe me Postën e Kosovës për mbi ngarkesë me të punësuar.