Asamblisti i Vetëvendosjes i quan “zagarë” ambasadorët që e kritikuan Kurtin për hapjen e urës së Ibrit

10:55 | 05 Gusht 2024
asamblisti-i-vetevendosjes-i-quan-“zagare”-ambasadoret-qe-e-kritikuan-kurtin-per-hapjen-e-ures-se-ibrit

Asamblisti i Vetëvendosjes në Mitrovicë, Armend Begu i ka quajtur zagarë ambasadorët e vendeve mike në Kososovë.

Begu ka shpërndarë një shkrim në të cilin flitet për kritikat e ambasadorit amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, sa i përket vendimit të Qeverisë së Kosovës për hapjen për makina të Urës mbi Lumin Ibër.

“Zagarët lehin, karvani ecën”, ka shkruar ndër të tjera ai.

 

Komento: