Asamblisti i VV-së në Suharekë: Kryetari Muharremaj e ka politizuar rastin

19:08 | 29 Tetor 2024
asamblisti-i-vv-se-ne-suhareke:-kryetari-muharremaj-e-ka-politizuar-rastin


Kryetari i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Suharekë, Jetmir Durmishi, ka sqaruar se nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim deri tani për shkak se mbyllja e llogarive u bë dje pasdite. Ai theksoi se komuna është një institucion që duhet të zgjidhë problemet në bashkëpunim me aktorë të tjerë të rëndësishëm, si Asociacioni i Komunave dhe Kuvendi.

‘’ Nuk kemi ndërmarre asgjë sepse dje ishin  këto zhvillime dhe komuna është institucion që e zgjedh këtë problem me akterë të tjerë relevant si Asosacioni I Komunave Kuvendi  , komisioni për administratë’’, tha Durmishi.

Durmishi kritikoi kryetarin, siç tha ai, për përpjekjet për të fajësuar qeverinë për bllokimin e llogarive.

Ai theksoi se qeveria nuk bllokon asnjë llogari, dhe se bllokimi i llogarive është rezultat i veprimeve të përmbaruesve

‘’ Puna e viktimizimit të kryetarit kryetari e ka bërë fajtor qeverinë për bllokimin e llogarive sepse në llogarinë e tij tekstin e ka ndërtuar asi soji duke e bërë shkaktar qeverinë sipas meje nuk  ka t bëjë qeveria nuk bllokon asnjë llogari , përmbaruesi e bën këtë’’, deklaroi Durmishi për FrontOnline

Durmishi theksoi se interesi i të gjithëve është që të sigurohen investime sa më të shumta, dhe se kryetari e ka politizuar rastin, duke shprehur se askush nuk dëshiron të dëmtojë buxhetin.

‘’ Kryetari e ka politizuar rastin , askujt nuk i hy në xhep të dëmtojë një buxhet’’, përfundoi Durmishi.

Komento: