Gëzim Svecla, asambleist i VV-së në Komunën e Prishtinës, për FrontOnline ka deklaruar se nuk bëhet fjalë për bllokadë, por për një vazhdimësi të jashtëligjshme të projekteve të ekzekutivit të Komunës.
‘’Nuk bëhet fjalë për bllokadë por bëhet fjalë për vazhdimësi të jashtëligjshme të projekteve të ekzekutivit të Komunës së Prishtinës. Kjo tashmë është dukuri’’ tha ai.
Ai ka theksuar se këto janë projekte të planifikuara mirë dhe të realizuara në mënyrë të përgatitur, ku komuna, nën udhëheqjen e kryetarit Rama dhe ekipës së tij, shpall tenderë për projekte të ndryshme të cilat, sipas Sveclës, realizohen pa leje dhe pa miratimin paraprak të autoriteteve përkatëse.
‘’Është një skenë mirë e përgaditur ku komuna, konkretisht kryetari Rama dhe ekipa e tij shfaqin disa tender për projkete të ndryshme të cilat i ka projektuar arkitekti i kryeqyteti, pastaj komuna hap një thirrje, përzgjedhet një operator fitues, fillojnë punët, pa leje, pa pëlqimin paraprak, kundërshtim në shumë ligje’’ thotë ai.
Ai ka përmendur se këto projekte shpesh çojnë në padi ndaj Komunës, dhe se gjykatat vendosin në favor të operatorëve, me pasojë ekzekutimin e pagesave nga buxheti i Komunës së Prishtinës dhe sipas tij, vetëm vitin e kaluar janë ekzekutuar 10 milion euro përmes kësaj skeme.
‘’Natyrshëm që organet tjera shtetërore veprojnë. Pastaj operatorët në shumicën e rasteve qëllojnë të afërt me komunalët, ose me rrethin e tyre, ankohen ose bëjnë padi ndaj Komunës, gjykata bën padi në favor të tyre dhe përmbaruesit i ekzekutojnë pagesa nga buxheti i Komunës së Prishtinës. Vetëm vitin e kaluar 10 milion euro janë ekzekutuar në forma të tilla, që do të thotë këtu bëhet fjalë për një skemë të mirë të përgaditur. Këto gjëra bëhen jo për të përfunduar, por për bërë gjëra të tilla’’ tha ai.
Në fund, Svecla ka ngritur dyshime lidhur me qëllimin e këtyre projekteve, duke sugjeruar se ato nuk janë të planifikuara për t’u përfunduar, por për të krijuar mundësi për përfitime të tjera, dhe se këto projekte nuk do të përfundojnë gjatë mandatit të kryetarit Rama.
‘’S’ka të bëjë me zgjedhje, pse Rama nuk i filloj këto projekte më parë, ai e ka ditur edhe kohën si të veproj. Edhe sot me i pas gjitha lejet, gjitha gjërat e gatshme, këto projekte nuk përfundojnë brenda këtij mandati të tij’,’ përfundoi Sveçla