Asensio do të udhëtojnë drejt Anglisë këtë javë, pritet t’i bashkohet gjigantit nga Premierliga

23:47 | 06 Shkurt 2023

Përfaqësuesit e Marco Asensios raportohet se do të udhëtojnë drejt Anglisë këtë javë për të zhvilluar bisedime me klubet e Premierligës, përfshirë Arsenalin.

Spanjolli mund të largohet si futbollist i lirë në afatin kalimtar të verës, pasi kontrata e tij me Real Madridin i skadon pas përfundimit të sezonit aktual.

Sipas “The Mirror”, përfaqësuesit e Asensios do të jenë në Londër këtë javë, për të diskutuar me Arsenalin që ka shprehur interesim klientin e tyre, i cili thuhet se pëlqehet nga Mikel Arteta.

Klubi londinez është një nga disa klubet që do të flasë me përfaqësuesit e 27-vjeçarit.

Në anën tjetër, Real Madridi do të presë edhe disa muaj përpara se të vendosë nëse do t’i ofrojë Asensios një kontratë të re, teksa pastaj do të mbetej për t’u parë nëse lojtari do e pranonte apo jo.

Më herët është raportuar se klubi tjetër anglez që ka shpreh interesim për reprezentuesin e Spanjës është Manchester Unitedi.

Komento: