Mesfushori i Real Madridit, Marco Asensio, ka pak kohë për të luajtur në fillim t sezonit 2022/2023. Situata aktuale ka zemëruar 26-vjeçarin, i cili shprehu hapur zemërimin e tij gjatë fundjavës për mungesën në fushë.
Ndërkohë, Asensio tashmë po bëhet objekt i thashethemeve për transferime.
Sipas CalcioMercato, agjenti i mesfushorit spanjoll Jorge Mendes mund t’i ofrojë lojtarin Arsenalit. Londinezët mund të nënshkruajnë me Asension verën e ardhshme falas.
Më herët u raportua se Marco Asensio është në radarin e Liverpool-it dhe mund të transferohet në Anfield në mesin e sezonit 2022/2023.