Asfalit ‘paketë’, Komuna e Malishevës thotë u shtrua nga Ministria e Infrastrukturës

17:23 | 09 Janar 2021

Komuna e Malishevës ka sqaruar se rrugën Rud-Sferkë e ka ndërtuar Ministria e Infrastrukturës dhe pjesa e dëmtuar është në territorin e Klinës.

“Rruga që lidhë fshatin Rud me fshatin Sferkë, është ndërtuar nga Ministria e Infrastrukturës, ndërsa pjesa e dëmtuar e rrugës, është në territorin e Klinës. Komuna e Malishevës, e ka dhënë njoftimin për qytetarë që të mos kalojnë në atë pjesë për shkak të rrezikshmërisë.

Këtë sqarim publik e bëjmë me qëllim të sqarimit të opinionit dhe mediave, sepse atë rrugë nuk e ka ndërtuar Komuna, po Ministria dhe as pjesa e dëmtuar nuk është në territorin e Malishevës.

Sidoqoftë, deri te dëmtimi i rrugës ka ardhur si pasojë e vërshimeve të mëdha, pra nga natyra” Prishja e këtij aksi rrugor pas reshjeve të dendura të shiut bëri bujë të madhe në rrjetet sociale,.

Njoftimi i plotë:

Sqarim: Rrugën Rud-Sferkë e ka ndërtuar Ministria e Infrastrukturës dhe pjesa e dëmtuar është në territorin e Klinës

Rruga që lidhë fshatin Rud me fshatin Sferkë, është ndërtuar nga Ministria e Infrastrukturës, ndërsa pjesa e dëmtuar e rrugës, është në territorin e Klinës. Komuna e Malishevës, e ka dhënë njoftimin për qytetarë që të mos kalojnë në atë pjesë për shkak të rrezikshmërisë.

Këtë sqarim publik e bëjmë me qëllim të sqarimit të opinionit dhe mediave, sepse atë rrugë nuk e ka ndërtuar Komuna, po Ministria dhe as pjesa e dëmtuar nuk është në territorin e Malishevës.

Sidoqoftë, deri te dëmtimi i rrugës ka ardhur si pasojë e vërshimeve të mëdha, pra nga natyra.

Komento: