
Pa kaluar pesë muaj që është asfaltuar, rruga ‘Xheladin Hana’ të banesat e Bardha është mbshur me gropa.
Për asfalstimin e saj ‘shkel e shko’ ishin ankuar në vazhdimësi banorët e kësaj lagje.
Ata kishin kritikuar Komunën e Prishtinës se kishte kontraktuar kompani të cilat nuk e kanë bërë asfalimin e rrugës si duhet, raporton ORAinfo.
E disa muaj pas asfaltimit ‘shkel e shko’ dhe hapjes së grupave, Komuna e Shpend Ahmetit prapë ka vendosur për gërryerjen e kësaj rruge për ta asfaltuar sërish.
Sanimi i kësaj rruge sigurisht se do t’i kushtojë disa qindra mijëra euro Komunës.
Asfaltim i dobët i bërë në fundvit është vërejtur edhe në disa lagje të Prishtinës, e sidomos rruga për Gërmi ku kanë filluar të hapen disa gropa.

(Foto 1) Kanalizimi vazhdon te rrjedhe në sipërfaqe në rrugën ‘Xheladin Hana’

(Foto): Njëra grope (nga shumë) në asfalltin qe është shtruar në fund të 2019
Kjo gjendja ka bërë qe Komuna e Prishtinës të detyrohet sërish ta riasfaltojë këtë rrugë.
Me poshtë ju sjellim disa foto të realizuar sot ku shihet se kanë filluar gërryerjet në këtë rrugë për tu riasfaltuar…







