Asfaltohet rruga “Bajram Bahtiri”, i shtohen dy korsi dhe shtegu i biçikletave

13:50 | 20 Dhjetor 2023
asfaltohet-rruga-“bajram-bahtiri”,-i-shtohen-dy-korsi-dhe-shtegu-i-bicikletave

Rruga “Bajram Bahtiri” është duke u asfaltuar, të cilës i janë shtuar edhe dy korsi të reja dhe shtegu i biçikletave.

Kështu ka njoftuar kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

“Po investojmë në një nga arteriet e rëndësishme të Prishtinës tonë. Drejtoria e Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave”, ka shkruar ai në Facebook.

Një muaj më parë, kjo rrugë është bllokuar për qarkullim në mënyrë që të kryhen punimet.

Komento: