Asgjësohen 4 mijë e130 kg produkte ushqimore për fëmijë, Aptamil dhe Nutricia Bebelac

13:05 | 20 Shkurt 2026
asgjesohen-4-mije-e130-kg-produkte-ushqimore-per-femije,-aptamil-dhe-nutricia-bebelac

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në bashkëpunim me kompaninë UNION shpk, ka sgjësuar 4 mijë e 130 kilogram të produkteve ushqimore për fëmijë Aptamil dhe Nutrica Bebelac.

7,998 janë copë produkte ushqimore për fëmijë, të markave Aptamil dhe Nutricia Bebelac, me peshë totale prej 4,130.80 kg.

“Sasia e asgjësuar është specifikuar sipas datave të skadencës, në përputhje me njoftimet e pranuara nga Njësia e Alarmit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF). AUV aktualisht është në proces të verifikimit dhe gjurmueshmërisë për të konstatuar nëse ndonjë sasi e këtyre produkteve ka mbetur ende në treg. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë mbetet e përkushtuar në monitorimin e vazhdueshëm të tregut dhe në zbatimin e masave parandaluese dhe kontrolluese, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve në Republikën e Kosovës”, njofton AUV.

Komento: