ASHAK-u dhe ASHSH-ja: Qosja, personalitet i jashtëzakonshëm i kulturës mbarëshqiptare

15:55 | 23 Prill 2026
ashak-u-dhe-ashsh-ja:-qosja,-personalitet-i-jashtezakonshem-i-kultures-mbareshqiptare

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK) dhe Akadmeias e Shkencave e Shqipërisë (ASHSH-) shprehën ngushëllime për vdekjen e Rexhep Qosjes, duke e cilësuar si një prej figurave më të shquara të mendimit shkencor, letrar dhe kombëtar.

“Akademik Rexhep Qosja përfaqësonte një personalitet të jashtëzakonshëm të kulturës mbarëshqiptare, studiues i përkushtuar, shkrimtar dhe intelektual me ndikim të gjerë në zhvillimet shkencore, letrare dhe shoqërore. Veprimtaria e tij shumëdimensionale u karakterizua nga një qasje kritike, e argumentuar dhe e mbështetur në parime të larta akademike, duke kontribuar në mënyrë të veçantë në konsolidimin e mendimit albanologjik dhe në afirmimin e identitetit kulturor e historik shqiptar. Trashëgimia që la pas, përbën një vlerë të çmuar shkencore dhe letrare, e cila do të mbetet burim referimi dhe frymëzimi për studiuesit dhe brezat që vijnë. Përmes angazhimit të tij intelektual dhe publik, ai luajti rol të rëndësishëm në mbrojtjen e çështjes kombëtare dhe në ndërtimin e diskursit kritik në shoqërinë shqiptare”, thuhet në reagimin e përbashkët të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Komento: