Luftime të ashpra në lindje të Ukrainës.
Në rajonin e Donbas në lindje të Ukrainës raportohet se ka pasur luftime të ashpra.
Serhiy Haidai, guvernatori i rajonit të Luhanskut, i tha BBC’së se megjithëse situata në rajon është e vështirë, ushtria ukrainase vijon ta ruajë pozicionin kundër forcave ruse.
Ai tha se Ukraina ka zmbrapsur 6 sulme ruse në rajon në 24 orët e fundit dhe se bombardimet e vazhdueshme kanë shkaktuar shumë viktima.
Haidai po ashtu konfirmoi se qyteti i Kreminës kishte rënë në duart e rusëve. Guvernatori tha se situata për njerëzit në të gjithë Luhansk është “kritike”.
Shumë qytete kanë mbetur pa energji elektrike, ujë dhe ushqim pasi infrastrukturat kryesore janë shkatërruar plotësisht.
Banorët e janë këshilluar të evakuohen në rajone më të sigurta dhe evakuime po kryhen çdo ditë.