Ashpërsohet greva, nesër edhe këta punëtorë hyn në grevë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ashpërsohet greva, nesër edhe këta punëtorë hyn në grevë

15:03 | 28 Janar 2019

Shërbyesit civilë nesër dio të hynë në grevë, paralajmërojnë ashpërsim të masave.

Shërbyesit civilë të Komunës së Prishtinës sot kanë mbajtur grevë njëorëshe, me fillim nga ora 09:00.
Kryetari i kësaj sindikate, Mursel Zymberi, ka thënë për klankosova.tv se greva do të vazhdojë dhe do të ndërmerren edhe masa më të ashpra ditëve në vazhdim.

Ai tha se nga nesër do të jenë në grevë njëorëshe të gjithë shërbyesit civilë, ndërsa orët e grevës do të zgjaten nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre, njofton Klan Kosova.

“Të mërkurën mund të ketë grevë dyorëshe ose më tutje edhe me orar të plotë”, tha ai.

“Kërkesa jonë është e nivelimi i pagave me sektorë të tjerë dhe njohja e punës për kategorinë e personave që kanë punuar me Kushtetutën e Kaçanikut gjatë kohës së ish-Jugosllavisë”, shtoi Zymberi.

Greva ka filluar në kryeqytet por do të vazhdojë në të gjithë Kosovën.

Veç kësaj shërbyesit civilë të komunës se Prishtinës kanë kërkuar diferencim me komunat tjera, pasi sipas tyre kanë më shume pune dhe se kanë status të veçantë, duke iu referuar Ligjit për Prishtinën.

Komento: