ASK: Regjistrohen 2852 ndërmarrje dhe janë mbyllur 376 të tjera

18:53 | 27 Tetor 2023
ask:-regjistrohen-2852-ndermarrje-dhe-jane-mbyllur-376-te-tjera

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat mbi Ndërmarrjet e reja dhe të mbyllura për periudhën TM2 2023.

Në tremujorin e tretë të vitit 2023 (TM3) gjithsej janë regjistruar 2 852 ndërmarrje dhe janë mbyllur 376 të tjera.

Në TM3 2023 krahasuar me tremujorin paraprak (TM2 2022) kemi rritje për 7.1% të ndërmarrjeve të regjistruara. Ndërsa krahasuar me  tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM3 2022) kemi rritje për 4.8% të ndërmarrjeve të regjistruara.

Sa i përket ndërmarrjeve të shuara, në TM3 2023 kemi 376 ndërmarrje apo rënie prej -5.5% krahasuar me tremujorin paraprak (TM2 2023). Ndërsa krahasuar me  tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM3 2022) kemi rritje për 1% të ndërmarrjeve të shuara.

Aktivitetet ekonomike më të preferuara gjatë këtij tremujori ishin: Tregti me shumicë dhe pakicë, riparim i mjeteve motorike, motoçikletave me 617 (21.6%), Aktivitete profesionale, shkencore dhe teknike me 334 (11.7%), Akomodim dhe aktivitete të shërbimeve me ushqim me 228 (10.1%), Ndërtimtari me 275 (9.6%), Prodhim me 272 (9.5%), etj.

Në kategorinë me 1 deri në 4 të punësuar janë gjithsej 2 765 ndërmarrje të regjistruara në këtë tremujor (96.9%), me 5 deri 9 të punësuar janë 69 sosh (2.4%), 10 deri në 19 të punësuar 14 (0.5%), 20 deri 249 të punësuar me 4 (0.1%) ndërsa në kategorinë me 250 e më shumë të punësuar nuk kemi ndërmarrje të reja në këtë tremujor.

Komento: